Një 73-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë.
Informacion konfirmohet nga policia, e cila nuk jep shumë detaje, teksa e ka referuar ngjarjen në Prokurori.
“Më datë 20. 06. 2018, në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasi B. L., vjeç 73, i cili vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër. Neni 99 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shkodrës.