Një 80 vjeçar ka gjetur vdekjen e menjëhershme mëngjesin e së dielës, pasi u vetëhodh nga dritarja e banesës së tij në lagjen Manush Alimani të Shkodrës, pikërisht në zonën e quajtur Xhabije.

Ibrahim Kurti u hodh nga kati i 4 i pallatit ku banonte, ndërsa është konstatuar i pajetë nga kalimtarët dhe punonjësit e një lokali poshtë pallatit. Ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme duke mos i lënë kohë për të marrë ndihmën mjekësore. Të afërmit e tij thanë se shkak i këtij veprimi nga ana e 80-vjeçarit është bërë sëmundja mendore nga e cila vuante prej disa kohësh.

Sipas tyre, Kurti ka pasur probleme me shëndëetin, por nuk kishte shfaqur shenja ekstreme që ta çonin deri në një veprim të tillë. Burimet nga vendi i ngjarjes thanë se fatmirësisht trupi i pajetë është marrë brenda pak minutash nga ambulanca e morgut duke shmangur kështu panikun që mund të krijohej tek qytetarët. Policia nga ana tjetër ka marrë dëshmitë e familjarëve të viktimës Kurti për të sqaruar më tej rrethanat e ngjarjes.

Artikulli paraprakAMANETI I FUNDIT
Artikulli tjetërDITA E DYTË NË ARABINË SAUDITE, TRUMP ADRESON PROBLEMIN E ISIS