Vasilika Vjero jep dorëheqjen vetëm dy javë pas emërimit në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Ajo u emërua në datë 20 shtator pas largimit nga detyra të ish-ministres Sonila Qato.

Vjero ka dorëzuar dorëheqjen nga detyra ditën e sotme për shkak të problemeve familjare.

Vjero përveç drejtimit të ARRSH-së vetëm dy javë, më parë ka qenë në krye të Tatimeve, por edhe drejtuese e Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Artikulli paraprak20 VITE NË ZYRËN BELGE TË PUNËSIMIT, KORRUPTOHET NGA SHQIPTARËT
Artikulli tjetërAKSIDENT ME VDEKJE, TRAJLERI PËRPLAS MAKINËN ME TARGA GREKE