Kreu i PD Sali Berisha, në një takim me fermerët në Belsh, është shprehur se një nga prioritetet e Partisë Demokratike nëse do të vijë në pushtet, është kthimi i shqiptarëve, të cilët sipas tij janë të vetmit që mund ta bëjnë Shqipërinë.

Ai u shpreh se një nga pikat e axhendës mund të jetë edhe një pagë për familjet me tre fëmijë.

“Pa diskutim që shpopullimi i vendit dhe largimi i të rinjve është problemi më dramatik me të cilin përballemi si komb.

Po ju kujtoj se në Mirditë, i rreth që nis tek ura e Matit dhe përfundon në kufi me Kukësin, këtë vit nisën klasën e parë 120 fëmijë. Kjo po na ndodh ne. Sepse ka një largim masiv të të rinjve.

Treguesi me kryesor i ndryshimit për qeverinë e ardhme është treguesi demografik.

Themelore është të kthejmë shpresën tek shqiptarët, e cila nuk kthehet nëse nuk marrin shpërblimin që meritojnë. Nëse nuk çlirojmë shqiptarët nga tirania e varfërisë, dhimbja e varfërisë.

Shqiptarët do të kërkojnë në një botë të hapur dikur tjetër të shpëtojmë prej tyre.
Kjo ka mundësi të bëhet dhe shpejt.

Nëse qeveri do të lirojë qytetarët nga barra dhe dhimbjet e varfërisë, le të garantojë minimumin jetik për shqiptarët, me minimum jetik nuk ka shqiptarë në mjerin.

Nëse qeveria do që të krijojë shpresë e besim biznesi i vogël jo tu shtojë taksën por t’ia ulë energjinë e të heqë taksë, që familja të interes ta mbajë biznesin për të shkolluar fëmijët.

Nëse qeveria është e interesuar që fermeri të ketë edhe djalin për të vijuar investimin e bërë, për ta zgjeruar sipërmarrjen, ne do të garantojmë mundësi me subvencione qe ferma e tij të prosperojë. Në 12005-2008 nuk bëmë politikë të veçante demokratike, pra të paguhet një rrogë për fëmijën e tretë.

Edhe kjo mund të vijë në axhendë.

Po të marrësh një nga qëllimet më madhore do të jetë rikthimi i shpresës se Shqipëria bëhet nga shqiptarët”, tha Berisha.

Artikulli paraprak“RAMA SI SEKRETAR PARTIE”, BERISHA: JA PSE E KAM NGRITUR DISA HERË PROBLEMIN E HEQJES SË VOTËS NË PS
Artikulli tjetërMBAJTI FJALËN PËR NJË NDESHJE BOKSI NË SHQIPËRI, FLORIAN MARKU I NJEH TË GJITHË ME RIVALIN E TIJ NË AIR ALBANIA