“Krijimi i një terminali në qytetin e Shkodrës do të zgjidhte përfundimisht problemin e trafikut të rënduar dhe parkingjeve në rrugë”.
I këtij mendimi është tekniku i transportit Ferdi Lluja, sipas të cilit, ndërtimi i një terminali të ri në afërsi të stacionit të trenit nuk është zgjidhja më e mirë për shkak të kostove dhe vonesave. Sa i përket parkingjeve në qytet, ai thotë se është e nevojshme vendosja e tabelave për çdo subjekt që ka në përdorim hapësira të caktuara. Edhe më parë, specialistët kanë shprehur idenë se hapësirat e parkingjeve nuk plotësojnë kërkesat. Së fundmi Bashkia Shkodër është në proces hartimi të një plani për krijimin e terminalit në afërsi të stacionit të trenit.