Një 79-vjeçar është vetëplagosur me armë gjahu. Ngjarja në fjalë ndodhi në lagjen “Sporti” në qytetin e Gramshit.

Sipas policisë, shtetasi me inicialet N.Xh., është dërguar me urgjencë në spital nga familjarët e tij.Nga hetimet paraprake rezulton se armën e gjahut 79-vjeçari e ka patur me leje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa 79-vjeçari është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Artikulli paraprakTRAFIKU I DROGËS U SIGUROI 53 MIJË FRANGA, SHQIPTARI: MË THANË SE MUND TË BËSH PARA
Artikulli tjetërCDU-CSU, KUSHTE PER NEGOCIATAT: PA ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE, S’KA INTEGRIM