Vetëplagoset me armë zjarri i riu, shkaktoi plagë në kokë

Një 28-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri në kryeqytet. Burime nga policia bëjnë me dije se F.Ll rreth orës 15:30 ka mbërritur në S.Q.U, me një plagë në kokë, të shkaktuar nga një armë zjarri. Nga hetimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dhe Specialistët për Krimet ndaj Jetës në D.V.P. Tiranë është mësuar se ngjarja ka ndodhur në zonën e Vishnjes, tek një lokal. Dyshohet se 28-vjeçari është vetëplagosur me një pistoletë. Policia njofton se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes . Në vendin e ngjarjes është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, ndërsa F. Ll. ndodhet nën kujdesin e mjekëve për momentin, jashtë rrezikut për jetën.

Artikulli paraprakRAMA: PD KA VENDOSUR TË NGUJOHET NË ÇADËR NGA FRIKA E DREJTESISE
Artikulli tjetërHASHASHI, KONTROLL NGA AJRI.AKSION NGA TOKA NË VERI TË VENDIT