Një adoleshente në Fier është në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin Rajonal, pasi është plagosur me armë zjarri.
Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia lokale, 17-vjeçarja me iniciale L.B., rreth orës 16:30m është vetëplagosur me armë gjahu në banesën ku jetonte me familjarët në lagjen “8 Shkurti”. Rrethanat mbeten ende për tu zbardhur.
Arma e gjahut është me leje në emër të babait të vajzës plagosur së plagosur, sqaron Policia.Pas transportimit në spital, vajza ndodhet në sallën e operacionit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.