Një efektiv policie në komisariatin e Shijakut është vetëplagosur me armën e shërbimit tip pistoletë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:20 të paradites së sotme në banesën e tij në fshatin Kamberas. Efektivi Hasan Deda mësohet se ka marrë plagë në bark. Ai është transportuar në Spitalin Ushtarak Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbulimin e motiveve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.