Një i ri është vetëplagosur me armë para Parlamentit.
Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi R.M ka shkrepur në mënyrë të pavullnetshme armën dhe është vetëplagosur në këmbë. Sipas burimeve dy të rinjtë me iniciale R.M e M.Xh. kanë qenë në një lokal para se të ndodhte plagosja. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.