21 Gushti i 1944 do të shënonte në Vig të Mirditës betejën mes 5 partizanëve dhe bashkëpunëtorëve nazi-fashist.

Pikërisht në këtë ditë mbetën të vrarë Ndoc Mazi, Ndoc Deda, Naim Gjylbegu, Hydajet Lezha e Ahmet Haxhia, të cilët pas vdekjes u nderuan si heronjtë e popullit.

Për këtë qëllim veteranët e Luftës Nacional Çlirimtare Shkodër nderuan kujtimin e tyre duke bërë homazhe pranë bustit të “5 Heronjve”.Takimin e përshëndeti Kryetari i saj Zamir Llazani.

Më 21 gusht të pesë partizanët u gjendën të rrethuar nga 200 xhandarë dhe mercenarë të tjerë. Thirrjeve të armiqve për t’ u dorëzuar ata u përgjigjeshin prerë: ‘Partizanët nuk dorëzohen për së gjalli’.

Kështu nga pozicionet ku ndodheshin të rrethuar luftuan deri në fund për atdheun e për popullin”.

Lufta e Vigut vazhdoi deri në 1991 se, me ardhjen e pushtetit komunist, në Mirditë u ushtrua terror i madh në familjet e pjesëmarrësve antikomunistë në këtë luftë.

Qindra e qindra njerëz u dënuan me vdekje, me burgime të gjata, dhe me internim, se ata vetë ose familjarë të tyre kishin marrë pjesë në luftën e Vigut.

 

Artikulli paraprakPOLITIKA URON KURBAN BAJRAMIN
Artikulli tjetërMYFTIU I TIRANËS ME FLAMUR NË SHESH