Vetëvaret kryefamiljari, ishte braktisur nga familja
Një 60-vjeçar është gjetur në banesën e tij i vetëvarur. Kanë qenë të afërmit që kanë gjetur Tomor I., i cili i kishte dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e tij. Burime nga policia thanë se trupi i pajetë i 60-vjeçarit është gjetur nga të afërmit e tij. Ai mësohet se jetonte vetëm prej kohësh. Sipas policisë ai i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur, pasi nuk janë gjetur shenja dhune.