Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar datën 2 shkurt të vitit të ardhshëm për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Kështu bëjnë të ditur burime të KosovaPress, brenda VV-së. Kurse, presidentja Vjosa Osmani, dje gjatë ditës deklaroi se ka marrë një propozim nga LVV-ja për datën e preferuar, por se nuk e tregoi të njëjtën.

“S’po e bëjë të ditur sot datën. Megjithatë iu kemi dhënë partive kohë deri në fund të kësaj jave që në qoftë se e kanë ndonjë çështje shtesë që nuk e kanë ngritur atë ditë, ta ngrisim atë…Do të kemi kohë deri nesër në fund të orarit për të dëgjuar nëse kanë mendime shtesë. Pasi të përfundon orari nesër ulemi, dëgjoj vlerësimet e kabinetit tim, ekipës ligjore. Ata i kanë çështjet që janë ngritur nga të gjitha partitë. Por, në fund është diskrecion i institucionet të presidencës për ta zgjedhë datën. Nuk besoj që ka ndonjë dallim një javë më shumë një javë më pak. Nuk besoj që bën ndonjë diferencë të madhe…Kemi njoftuar publikun para dy ditësh që kryetari i LVV-së, njëkohësisht kryeministër më ka njoftuar me shkrim lidhur me datën e preferuar të LVV-së”, kishte deklaruar të enjtën Osmani.

Më 31 korrik, presidentja Vjosa Osmani mblodhi në një takim partitë parlamentare për të diskutuar datën e zgjedhjeve parlamentare. Partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK, si datë për zgjedhjet e kanë propozuar 26 janarin.

Artikulli paraprakSHËN RROKU, MASSAFRA LUTJE PËR PAQE IZRAEL-PALESTINË
Artikulli tjetërGJYKATA E DURRËSIT LIRON NOIZYN NGA BURGU, OFROI GARANCI PASURORE 5 MLN LEKË