Lëvizja Vetëvendosje do të jetë tashmë zyrtarisht edhe në Shqipëri, por e regjistruar si organizatë jo-fitim prurëse.

  Drejtues të kësaj force politike, të cilët janë shprehur se OFJ-ja natyrisht që të orientohet në vlerat sociale dhe kombëtare që përfaqëson Vetëvendosja.

Gjithësesi, të pyetur nëse ky është hapi i parafundit drejt formimit të degës partiake në Shqipëri, funksionarët e VV-së nuk e konfirmojnë dicka të tillë, por as nuk e mohojnë.

Lëvizja Vetëvendosje duket se ka hedhur një tjetër hap drejt prezencës së saj në Shqipëri, ndërsa përfaqëues të kësaj force politike kanë bërë kërkesë për hapjen e një organizate jo-fitim prurëse.

Elvis Hoxha, në një postim në rrjetin social Facebook, lajmëroi se Kryetar i Bordit përmes një vendimi unanim është pëcaktuar Enis Sulstarova, për të vijuar me antarët: Liburn Aliu, Hysamedin Feraj, Elvis Hoxha, Dejona Mihali, Sami Kurteshi, Arbër Zaimi dhe Gearda Demiraj. Ndërkaq, Drejtor Ekzekutiv do të jetë Boiken Abazi.

Mundësia e përfshirjes së Lëvizjes Vetëvendosje në skenën politike shqiptare është lakuar shpesh herë si mundësi edhe nga lidershipi i kësaj force politike.
Këta të fundit nuk e kanë mohuar mundësinë e gjetjes së terrenit, duke e arsyetuar këtë alternativë me rënien e besimit tek partitë tradicionale.
Ndërkaq, kërkesa për t’u regjistruar si OJF, përbën hapin e parë ligjor drejt një nisme të tillë.

Të pyetur nëse përmes kësaj rrugë po shkohet drejt formimit të strukturave partiake në Shqipëri, zyrtarë të lartë të VV-së janë shprehur se deri në këto momente do të operohet vetëm me OJF-në, e cila natyrisht do të shtrihet drejt kauzave të njohura sociale dhe kombëtare që përfaqëson kjo forcë politike.


Gjithësesi, ambicia për të hapur degë në tiranë dhe në qytetet e tjera nuk mohoet.

Artikulli paraprakZYRTARI I DASH NË ZYRËN E RAMËS, NESËR TAKON METËN DHE BASHËN
Artikulli tjetërU DËNUA PËR SHPIFJE, BOÇI: DO APELOJMË VENDIMIN, NIKOLLA ËSHTË SUPER E PAAFTË