Në fjalën e saj në Kuvend deputetja Grida Duma u ndal tek vdekja e të riut nga Kavaja, i cili vari veten në ambientet e Komisariatit të Kavajës.
Duma u shpreh se kjo ngjarje tronditi jo vetëm qytetin e Kavajës , por mbarë shoqërinë , duke shtuar se problem më i madh është se këtu po u rrëshqiti këmba të varfrit je i mbaruar.
“I ftoj kolegët mazhorancës dhe opozitë me gjithë padëshirës për të bërë jetë parlamentare t’i hedhin sy fotove që kam , janë dy foto në Komisariatin e Kavajës me dy lidhëse që ngjan me atë të këpucëve që pretendohet se ka vrarë veten. Këto janë provat e administruara…Ndaloj tek ky rast..sepse kam shkuar atë natë në familjen e djalit të vdekur në Komisariatat dhe më e kombshme se sa vdekja në të gjitha humbjet e jetëve është një vajtim , sidomos i nënës, por aty kishte pllakosur heshtja. Mpirja , mungesa e të vërtetës dhe trauma ishin më të mëdha se morti. Tek ajo familje përveçse ishte vuajtja e njerëzve të shkelur, pyeta për çfarë akuzohej djali, për një derë alumini më tha, madje tha se e kanë dënuar disa herë për gjëra që nuk i ka kryer, madje është dënuar kur ka qenë tek motra në Greqi, e gjenin fajtorin tek ai. Mendoi se sa janë ata që nuk mbrohen dot…Nuk e besoj kurrë që ka vrarë veten, kështu shprehej i ati.”, tha Grida Duma.