Vetevrasja ne Greqi, babai nuk e beson: Të hetohet mbi ngjarjen

Një 57-vjeçar nga fshati Pjezë i Shijakut është njoftuar nga policia dy ditë më parë se djali i tij ka humbur jetën në Greqi duke u vetëvarur. Por, ai ka dyshime për ngjarjen dhe ka kërkuar hetime nga ana e autoritete shqiptare. 57-vjeçari L.H. është paraqitur një ditë më parë në komisariat. Pasi ka marrë njoftimin e policia për vetëvarjen e djalit të tij A.H., 27 vjeç në shtetin fqinjë, 57-vjeçari u ka thënë uniformave blu se ka dyshime se ngjarja ka ndodhur vërtetë kështu dhe ka kërkuar hetime për rastin. Të njëjtat burime shtuan se po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe materialet për rastin i janë referuar Prokurorisë së Durrësit.

Artikulli paraprakDIGJET NJË MAKINË,NUK DIHEN SHKAQET
Artikulli tjetërFUTBOLLISTËT E KOMBËTARES NË NJË ZË: FALEMINDERIT MISTER DE BIAZI