Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka reaguar për vetëvrasjen e 43 vjeçarit Bilal Hasani në burgun 313 në kryeqytet.

Përmes një deklaratë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë thotë se u njoh nga mediat për rastin si dhe me pretendimin se i ndjeri po qëndronte me masë sigurie në burg, për shkak se kishte vjedhur 12 mijë lekë të vjetra.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë thotë po vlerëson rastin për fillimin e verifikimit nëse ka patur vonesa në veprimet procedurale hetimore apo gjyqësore, si dhe nëse ka zbatim të gabuar të ligjit material apo procedural.

Bilal Hasani, 43 vjeç, ishte me origjinë nga qyteti i Kukësit dhe jetonte në Kamëz.
Ai u gjet i vetëvarur me çarçaf nga gardianët në qeli.

Hasani ndodhej në paraburgim në pritje të vendimit nga gjykata.

Artikulli paraprakGODITET BANDA E OFICERËVE GREKË, U SHISNIN ID DHE PASAPORTA FALSE KRIMINELËVE SHQIPTARË
Artikulli tjetërU KAP ME DROGË,SHKARKOHET NGA DETYRA DOGANIERI