Djali 68-vjecar i ish liderit të Kubës Fidel Kastro vrau veten në kryeqytetin Havana. Sipas mediave shtetëtore Fidel Ángel Castro Díaz-Balart u gjet në banesën e tij, ndërsa dihej që vuante nga depresioni. Djali më i madh i Kastros njihej me nofkën Fidelito, apo Fideli i vogël, edhe për vetë ngjashmërinë që kishte më të atin. Ai ishte një fizikant bërthamor i shkolluar në Bashkimin Sovjetik. Televizioni shtetëror tha se Fidelito trajtohej nga mjekët për depresion dhe kishte kaluar disa kohë në spital. Djali i Kastros kishte postin e këshilltarit për këshillin shtetëror kuban dhe gjithashtu ishte zëvendës president i Akademisë kubane të Shkencave.
Ai drejtoi programin bërthamor të ishullit komunist nag viti 1980 deri në 1992, por rrëzimi i Bashkimit Sovjetik i dha fund këtij programi në Kubë. Castro Díaz-Balart ishte djali i martesës së parë dhe të shkurtër të Fildel Castros me Mirta Díaz-Balart, vajza e një politikani kuban para revolucionit. Familja e nënës së tij është plot me figura antikastro në Florida dhe kushëriri i tij Mario Díaz-Balart është një kongresmen amerikan.