Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot seancën dëgjimore me gjyqtaren e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Manjola Xhaxho.

Trupi Gjykues përbëhet nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari.

Manjola Xhaxho është edhe kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Relatorja Xhensila Pine tha se ishte realizuar procesi i vetingut të pasurisë, së pastërtisë së figurës dhe vlerësimit profesional.

Sa i takon pasurisë ILDKPI ka konstatuar se deklarimi i pasurisë së gjyqtares është i saktë. Ka burim financiar të ligjshëm, nuk ka kryer deklarim të rremë dhe nuk ka konflikt interesi. Nga verifikimi i KPK u konstatua se mungon deklarata e vitin 2006.

Gjyqtarja jeton në banesën e prindërve që ia ka dhuruar në vitin 2011. Nga verifikimi deri ne 27 mars 2018 nuk ka pasuri tjetër”

Verifikimi i DSIK ka konkluduar se është e përshtatshme për vazhdimin e detyrës.

Sa i takon aftësisë profesionale KLD konstaton se është e aftë ka njohuri dhe aftësi për të kryer procedurat ligjore me integritet dhe paanësi. Nuk ka asnjë masë disiplinore.

Vetë gjyqtarja ishte dakord me gjetjet e KPK-së dhe deklaroi se nuk kishte asnjë objeksion. “Ato qëndrojnë dhe jam dakord me to” u shpreh gjyqtarja e cila kërkoi konfirmimin në detyrën e saj si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës.

Në mbyllje të seancës u vendos që vendimi të shpallet më 14 maj ora 09:30

Artikulli paraprakEKZEKUTOHET I RIU SHQIPTAR NË ITALI, SHKAK DYSHOHEN PAZARET E DROGËS
Artikulli tjetërTENSION NE KUVEND, BASHA AKUZON FATMIR XHAFËN: ESHTE PESHKU I MADH