Sikundër dhe pritej, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka përjashtuar nga grupi i saj parlamentar deputetin Përparim Spahiu.
Në një postim në Twitter deputeti i LSI, Përparim Spahiu paralajmëroi se nuk do të votojë reformën në drejtësi në rast se në të parashikohet udhëheqja e procesit të vlerësimit të gjyqtarëve nga ndërkombëtarët. “E kuptoj dhe jam dakord që sovranitetin e vendit tonë të përbashkët duhet ta ndajmë me NATO, me KE, shpresoj dhe me BE. Por nuk jam gati të votoj ndarjen e sovranitetit me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit. Çfarë përfaqësojnë këta?!”, shkruante në Twitter deputeti i LSI-së, Spahiu.