Grupi parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka përjashtuar këtë të hënë nga radhët e tij deputetin Përparim Spahiu.

Përjashtimi i Spahiut mësohet se ka ardhur për shkak të qëndrimit të tij tij lidhur me reformën në drejtësi.  Duke komentuar vendimin pas mbledhjes së grupit, nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka deklaruar se, qëndrimet e deputetit Spahiu ishin “qëndrime personale të padominuara”.  “Ndërkohë që për çështjen në fjalë ka patur një vendimmarrje të qartë sa i përket reformës në drejtësi”, ka thënë Vasili.  Ai ka theksuar se, LSI do të vazhdojë të punojë për reformën me transparencë, sipas standardeve të Venecias, larg emocioneve apo qëndrimeve dritëshkurtra partiake.  Sa u takon ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga disa deputetë, në mënyrë që presidenti të zgjidhet nga populli, Vasili ka theksuar se kjo është një çështje që kërkon reflektim, pasi në këtë mënyrë kreut të shtetit i jepen shumë kompetenca. 

Artikulli paraprakBARDH SPAHIA NË SHBA, TAKOHET ME DREJTUES TË LARTË
Artikulli tjetërSTADIUMI “LORO BORIÇI, VENDOSEN KOLONAT NDRIÇUESE