Opinioni I Komisionit të Venecias për vetingun në politikë i është dorëzuar palëve politike, mazhorancës dhe opozitës.
Ndër të tjera në konkluzionet e Komisionit të Vencias thuhet se ky draft nuk është i qartë.
“Nuk është e qartë se kush do e bëjë vetingun e zyrtarëve publikë dhe kanidatëve për zgjedhje, as nëse kjo do të bëhet nga një trup gjyqësor apo i pavarur. Nuk është e qartë as nëse skualifikimi do të jetë për një kohë të caktuar apo i përhershëm”.
“Drafti – thotë Komisioni i Venecias – nuk përcakton se çfarë nënkuptohet nëse je i përfshirë në krim të organizuar”
“Këto paqartësi e bëjnë të pamundur për Komisionin e Venecia të gjykojë nëse ky propozim mund të konsiderohet një përgjgije proporcionale për atë që është padyshim një problem real në Shqipëri”, thuhet në opinion.