Drejtuesit e Prokurorive të Fierit dhe të Lushnjes janë shkarkuar nga detyra. Drejtuesi i organit të akuzës së Fierit, Fatmir Lushi u ‘dogj’ pasi nuk justifikonte pasurinë pas verifikimeve që u bënë nga KPK.
Edhe kreu i i Prokurorisë së Rrethit Lushnjë, Çlirim Shahini është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi rezultoi me probleme në të tre shtyllat e vlerësimit nga Vettingu.
Trupa gjykuese që dha vendimin ishte e përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Xhensila Pine. Prokurori Shahini deklaroi një objekt dy katësh + papafingo në Bashkinë e Sarandës,
në vlerën e 10.5 milionë lekëve. Ai kishte deklaruar të ardhurat nga pagat dhe një hua në vlerën e 35 mijë eurove të marrë në vitin 2014, me afat shlyerje 10 vjet.
Nga analiza financiare, Komisioni ka konstatuar pamjaftueshmëri financiare të huadhënësit të 35 mijë eurove, që kishin shërbyer për shlyerjen e shpenzimeve për ndërtimin e banesës në Sarandë.