Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme Ramadan Troci.

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit nxorri probleme me pasurinë e prokurorit, i cili është edhe një nga kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Por prokurori pretendoi se pasuria e tij është e justikuar dhe kërkon rikonfirmimin në detyrë.

Trupa gjykuese drejtoehj nga Pamela Qirko dhe me anëtare Genta Tafa Bungo dhe Suela Zhegu.

Prokurori Troci e ka nisur karrierën në institucionin e akuzës në vitin 2000 dhe përgjatë një dekade ka punuar si prokuror në Bulqizë dhe në Dibër. Në vitin 2012, ai u transferua në prokurorinë e Tiranës, në vitin 2014 në prokurorinë e Vlorës dhe prej vitit 2016 punon si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Troci njihet si prokurori që firmosi arrestimin e Ardian Fullanit, (shtator 2014) atëherë guvernator i Bankes se Shqipërisë dhe ish-kreun e bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika.

Artikulli paraprakISH PRESIDENTI NISHANI: SHKODRA PENG I KRIMIT
Artikulli tjetërMAKINAT E POLICISË GODASIN NJËRA TJETRËN PASTAJ PËRPLASIN KALIMTAREN