Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur proçesin e kontrollit të dosjeve për 13 prokurorë, përfshi këtu edhe kryeprokurorin në detyrë, Adriatik Llalla.
Të 13 prokurorët janë të parët që po i nënshtrohen këtij procesi, pasi kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Në Prokurorinë e Përgjithshme janë përzgjedhur për tu kontrolluar nga tre dosje për kreun e akuzës Adriatik Llalla, për anëtarin e KED Rovena Gashi si dhe për tre kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë Kosta Beluri, Anila Leka, dhe Arben Dollapi.
Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, procesit të vettingut po i nënshtrohen Besnik Muçi, Gentian Osmani dhe Gentian Trenova. Ndërsa tek Prokuroria e Tiranës po kalojnë në këtë proces kontrolli Dritan Rreshka, Antoneta Sevdari, Shpëtim Kurti, Arben Nela dhe Adriatik Cama. Me short janë përzgjedhur më parë dhe dosjet për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetueses, Gjykatës së Lartë.
PROKURORIA E PËRGJITHSHME Adriatik LLalla Rovena Gashi Kosta Beluri Anila Leka Arben Dollapi PROKURORIA E KRIMEVE TË RËNDA Besnik Muçi Gentian Osmani Gentian Trenova PROKURORIA E TIRANËS Dritan Rreshka Antoneta Sevdari Shpëtim Kurti Arben Nela Atriatik Cama