Vettingu, emrat e 60 gjyqtarëve të parë që do kontrollohen

Javët dhe muajit e parë të vitit 2017 do të shënjohen nga identifikimi, dokumentimi dhe më pas nga largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar nga sistemi i drejtësisë. Nuk ka një afat të përcaktuar për nisjen dhe përfundimin e procesit të Vetingut, por ligji ka parashikuar gjyqtarët dhe prokurorët e parë, të cilët do t’i nënshtrohen të parët skanerit të trefishtë për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me botën e krimit dhe aftësitë profesionale. Pika 4 e nenit 4 të ligjit për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ligj i cili u konfirmuar fillimisht nga Komisioni i Venecias dhe më pas nga Gjykata Kushtetuese, parashikon që, procesi i Vetingut do të nisë me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Prokurorin e Përgjithshëm. Më pas, në sitën e Vetingut do të kalojnë gjyqtarët e gjykatave të apelit, gjyqtarët e Krimeve të Rënda, prokurorët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe krerët e gjykatave dhe prokurorive. Konkretisht, ekspertë nga SHBA dhe BE, në koordinim me anëtarët e Komisionit të Rivlerësimit, do të marrin në dorë dosjet e pasurisë dhe të dhënat për lidhje me krimin, të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Nisur nga hierarkia, Vetingu do të nisë me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Deden, për të vijuar me Vladimir Kriston, Vitore Tushajn, Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxhën, Gani Dizdarin, Besnik Imerajn dhe Fatos Lulon. Pjesë e subjekteve të para që do t’i nënshtrohen Vetingut, do të jetë edhe kryeprokurori Adriatik Llalla. Kreu i organit të akuzës duhet të justifikojë pasurinë me dokumentacion ligjor në të kundërt mund të largohet nga detyra para përfundimit të mandatit. Gjykata e Lartë Anëtarët e Gjykatës së Lartë do të jenë gjithashtu prioritet i Komisionit të Rivlerësimit dhe ekspertëve të SHBA-BE. Ndryshe nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, disa nga anëtarët e Gjykatës së Lartë kanë deklaruar pasuri të “çmendura”, të cilat nuk përputhen me të ardhurat e ligjshme të deklaruara. Disa anëtarë të kësaj gjykata, e cila që nga themelimi i saj nuk ka dënuar qoftë edhe një zyrtar të juridiksionit fillestar, janë identifikuar si njerëzit më të pasur të sistemit të drejtësisë. Në këtë kuadër, kontrolli i ligjshmërisë së pasurive të anëtarëve të Gjykatës së Lartë, mund të prodhojë edhe surprizat e para. Në sitë do të kalojnë Mirela Fana, Arjana Fullani, Tom Ndreca, Evelina Qirjako, Guxim Zenelaj, Andi Çeliku, Edmond Islamaj, Shkëlzen Selimi etj. Dorëheqjet e para Dorëheqjet e para në sistemin e drejtësisë priten në gjykatat e apelit për disa arsye. Së pari, gjykatat e apelit janë identifikuar nga ndërkombëtarët si qendra e gravitetit të korrupsionit në gjyqësor. Së dyti, numri më i madh i gjyqtarëve me pasuri të dyshimtë është pjesë e gjykatave të apeli. Si rrjedhojë, gjyqtarët në fjalë janë natyrshëm më të ekspozuar ndaj botës së krimit. Ndërkaq, neni 56 i ligjit të Vetingut parashikon që gjyqtari ose prokurori ka të drejtë të japë dorëheqjen nga detyra jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji. “Dorëheqja i paraqitet me shkrim Presidentit të Republikës dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni. Në rastin e dorëheqjes, Komisioni merr vendim për pushimin e procedurës së rivlerësimit. Pas dhënies së dorëheqjes, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të përfitojë pagesë kalimtare”, thuhet në ligj. Vetingu Procesi i Vetingut do të nisë me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Prokurorin e Përgjithshëm, për të vijuar me krerët e gjykatave dhe prokurorive në të gjithë vendin. Dorëheqjet Dorëheqjet më masive në sistemin e drejtësisë priten në gjykatat e apelit për disa arsye. Së pari, gjykatat e apelit janë identifikuar si qendra e gravitetit të korrupsionit në gjyqësor, ndërsa kanë numrin më të madh të gjyqtarëve me pasuri të dyshimtë. Gjyqtarët dhe prokurorët që do të kontrollohen të parët Bashkim Dedja, Gjykata Kushtetuese, kryetar Vladimir Kristo, Gjykata Kushtetuese Vitore Tusha, anëtare, Gjykata Kushtetuese Altina Xhoxhaj, Gjykata Kushtetuese Fatmir Hoxha, Gjykata Kushtetuese Gani Dizdari, Gjykata Kushtetuese Besnik Imeraj, Gjykata Kushtetuese Fatos Lulo, Anëtar, Gjykata Kushtetuese Xhezair Zaganjori, Gjykata e Lartë, kryetar Ardian Dvorani, Gjykata e Lartë Arjana Fullani, Gjykata e Lartë Evelina Qirjako, Gjykata e Lartë Guxim Zenelaj, Gjykata e Lartë Majlinda Andrea, Gjykata e Lartë Andi Çeliku, Gjykata e Lartë Aleksandër Muskaj, Gjykata e Lartë Medi Bici, Gjykata e Lartë Edmond Islamaj, Gjykata e Lartë Shkëlzen Selimi, Gjykata e Lartë Artan Zeneli, Gjykata e Lartë Admir Thanza, Gjykata e Lartë Tom Ndreca, Gjykata e Lartë Artan Broci, Gjykata e Lartë Mirela Fana, Gjykata e Lartë Dhurata Haveri, Krimet e Rënda Nure Dreni, Krimet e Rënda Gjovalin Përnoca, Krimet e Rënda Saida Dollani, Krimet e Rënda Dhimitër Lara, Krimet e Rënda Fehmi Petku, Krimet e Rënda Sokol Binaj, Krimet e Rënda Amarildo Laçi, Krimet e Rënda Bardhyl Dhama, Krimet e Rënda Ardit Mustafaj, Krimet e Rënda Sandër Simoni, Krimet e Rënda Gurali Brahimllari, Krimet e Rënda Albana Boksi, Krimet e Rënda Luan Hasneziri, Krimet e Rënda Flora Hajredinaj, Krimet e Rënda Metush Saraçi, Apeli Entela Prifti, Apeli Shkëlqim Miri, Apeli Astrit Kalaja, Apeli Agim Bendo, Apeli Fuat Vjerdha, Apeli Petrit Çeno, Apeli Petraq Dhimitri, Apeli Vasil Hanxhari, Apeli Astrit Haxhialushi, Apeli Valdete Hoxha, Apeli Prokurorët Adriatik Llalla, Prokuror i Përgjithshëm Petrit Fusha, kreu i Prokurorisë së Tiranës Besim Hajdarmataj, kreu i Prokurorisë për Krimet të Rënda Artan Bajrami, kreu i Prokurorisë së Apelit për Krimet të Rënda Dritan Peka, kreu i Prokurorisë së Apelit Tiranë Ferdinand Elezi, kreu i Prokurorisë së Apelit Durrës Altin Binaj, kreu i Prokurorisë së Apelit Vlorë Elvin Gokaj, kreu i Prokurorisë së Apelit Shkodër Irma Balli, kreu i Prokurorisë së Apelit Korçë Alfred Agolli, kreu i Prokurorisë së Apelit Gjirokastër

Artikulli paraprakGRANATË DORE NË MITROVICË TË VERIUT, NË AFËRSI TË OBJEKTIT TË QEVERISË
Artikulli tjetërHEQJA E MANDATEVE, RAMA: PD SHKELMOI LIGJIN E DEKRIMINALIZIMIT