Vettingu, hipoteka nis verifikimin e pronave të gjyqtarëve e prokurorëve
Zyrat e hipotekave në të gjithë vëndin nisin verifikimet e pronave të gjyqtarëve, prokurorëve dhe familjarëve të tyre. Burime nga hipoteka sqaruan se pas kërkesës së mbërritur nga Inspektoriati i deklarimit të pasurive dhe konfliktit të interesit ata kanë nisur menjëherë nga puna dhe kanë krijuar grupe pune për verifikimin e çdo prone të regjistruar nga zyrtarët e drejtësisë. Të njëjta burime sqaruan se janë afro 800 individë përfshir kreun e gjykatës kushteteuse, atë të gjykatës së lartë dhe prokurorin e përgjithshëm të cilëve do tu verfikikohen të gjitha pronat si në emër të tyre apo familjarëve të regjistruar pranë zyrave të pasurisë në të gjithë vëndin. Ky proces ka nisur njëkohësisht me vetdeklarimin e formularit të rivlerësimit në kuadër të procesit të vettingut në reformën në drejtësi, që subjekte të këtij ligji përfshi gjyqtarë e prokurorë kanë nisur të plotësojnë e depozitojnë pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit, Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPI).