Presidenca ka reaguar menjëherë pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi shkarkimin e gjyqtarit që Meta e emëroi në Kushtetuese. Zëdhënësi i kreut të shtetit, Tedi Blushi shkruan se vendimi për Besnik Muçin nuk ishte surprizë, pasi vettingu është i partisë duke akuzuar shumicën. “ZERO SURPRIZË nga vettingu i Partisë.

Pas dështimit të rrëmbimit flagrant të Gjykatës Kushtetuese, rikthehet skenari për bllokimin e këtij institucioni nga të njëjtët aktorë që e bllokuan për tre vjet. TURP! TURP! TURP!” thotë ai

Artikulli paraprakDREJTORI I POLICISË ARDI VELIU RAPORTON NË KUVEND: ULET TRAFIKU I LËNDËVE NARKOTIKE. 34.5 MLN EURO TË SEKUESTRUARA
Artikulli tjetërTAKIMI ME METËN, NISHANI: U NJOHA ME ÇËSHTJA TË PA BËRA PUBLIKE QË MINOJNË PRESIDENCËN