Gjyqtari i gjykatës së apelit në Shkodër Astrit Kalaja ka kalur procesin e Vettingut. Fillimisht Komisioni i Pavarur i Kualifikimit theksoi disa mungesa burimesh për pasurinë por gjyqtari Kalaja i mohoi këto akuza ndërsa tashmë është rikonfirmuar në detyrë. Menjëherë pas kalimit të Vettingut dhe dhënies së këtij vendimi, vetë gjyqtari Kalaja shpërtheu në lotë gëzimi bashkë me familjarët e tij që ishin të pranishëm në sallë. Kalaja, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Shkodër, u hetua nga trupa e komisionarëve e kryesuar nga Olsi Komici, anëtare Brunilda Bekteshi dhe me relator Lulzim Hamitaj.

Kalaja pas mbarimit të studimeve ai është emëruar si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe që nga viti 2004 ushtron detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Shkodër. Në vitin 2011 ka përfunduar një master në Universitetin e Tiranës dhe ka shërbyer gjithashtu si anëtar i Kolegjit Zgjedhor.

Pavarësisht se gjyqtari Kalaja e kaloi procesin e Vettingut sërish gjykata e apelit në Shkodër për momentin ka mangësi të mëdha, sepse janë 4 gjyqtar të larguar deri më tani, 3 nga Vettingu dhe një tjetër e dorëhequr. Astrit Kalaja është zëvendës kryetar në gjykatën e apelit në Shkodër dhe kryetar në detyrë që pas largimit të kryetarit të mëparshëm Fuat Vjerdha i cili nuk kaloi procesin e Vettingut.

Po ashtu të larguar janë edhe Luan Dervishi dhe Hajrie Muçmataj nga procesi i Vettingut ndërsa pak ditë më parë Marina Rraboshat dha dorëheqjen me pretendimin se ka probleme shëndetësore dhe se ndodhet prej disa muajsh me raport duke vendosur që të dorëhiqet. Tashmë gjykata e apelit në Shkodër po funksionon me 6 gjyqtarë gjë e cila ka krijuar një problem sepse numri i dosjeve që kërkojnë për t’u trajtuar është i lartë.

Gjykata e Apelit në Shkodër ka edhe 4 gjyqtar që do dalin përpara Vettingut dhe nëse ndonjëri prej tyre nuk e kalon atëherë mund të krijojë një kaos të vërtetë sepse nuk formohen as dy treshe gjyqtarësh gjë e cila mund të bllokojë gjykimet tek apeli i Shkodrës.

Artikulli paraprakSENATI AMERIKAN E ZYRTARIZON: YURI KIM, AMBASADORE E RE SHBA-SË NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërSHKODËR, ZYRA E ARSIMIT ZHVILLON AKTIVITETIN E FUNDVITIT