Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra kryetarin e Gjykatës së Pukës, Izet Kadana.
Trupa gjykuese që ka kryer procesin e rivlerësimit për gjyqtarin përbëhej nga Lulzim Hamitaj, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli.
Izet Kadana e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe prej më shumë se 15 vitesh punon si gjyqtar në Gjykatën e Pukës. Në një mbledhje të KLD-së në vitinb 2016, Kadana u emërua kryetar i kësaj gjykate.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.