18 efektivë të Gardës së Republikës kanë dhënë dorëheqjen duke mos plotësuar formularin e Vettingut.

1300 efektivë të gardës deri në datë 7 maj duhet të dorëzojnë formularët, por 18 prej tyre kanë vendosur që të largohen nga sistemi.

Një ditë më parë u raportua se 500 efektivë policie janë larguar. Mes të dorëhequrve ka edhe drejtues aktual të Policisë së Shtetit.

Pas pak ditësh, në mbyllje të procesit të dorëzimit të formularëve do të zyrtarizohen edhe statistikat e sakta për numrin e personave që janë larguar.

Pas dorëzimit të formularëve, rezultatet e verifikimit mund ta dalin në muaj e verës.

Kështu përveç gjyqtarëve dhe prokurorëve nga sistemi janë larguar edhe shumë efektivë policie dhe gardistëve, pasi nuk duan që t’i nënshtrohen vettingut.

Artikulli paraprakRAMA NË 10-TSHEN E KRYEMINISTRAVE NË BOTË PËR FACEBOOK-UN
Artikulli tjetërPALOKA: INSTITUCIONET, PËRGJIGJE NEGATIVE. XHAFAJ NA JEP LEKSIONE KOMISIONESH