Vettingu – Llalla, Dedja dhe Zaganjori të parët në “sitën” e drejtësisë
Kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, ai i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori dhe kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla do të jenë të parët që do të plotësojnë formularët e kontrollit të figurës, kontrollit të pasurisë dhe aftësive profesionale. Procesi i vettingut do të nisë kështu nga krerët e institucioneve më të rëndësishme në vend, duke vijuar më pas me gjyqtarët dhe prokurorët e thjeshtë. Të parët që do të kalojnë në sitën e vettingut e do të jenë krerët e institucioneve më të rëndësishmë në vend që japin drejtësi, duke vijuar më pas më gjyqtarët dhe prokurorët e thjeshtë. Kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, ai i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori dhe kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla do të jenë të parët që do të plotësojnë formularët e kontrollit të figurës, kontrollit të pasurisë dhe aftësive profesionale. Formularët do të dorëzohen në ILDKPI ai i pasurisë, në Drejtorinë e Sigurisë së Informacionit të kualifikuar DSIK ai i intergritetit dhe figurës dhe formulari i aftësive profesionale. Ndërkohë që Kushtetuta ka të përcaktuar se tre institucionet që do të kryejnë rivleresimin janë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Apelimit dhe Komisionerët Publikë në bashkëpunim me vëzhguesit e huaj të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, OMN. Ligji parashikon një bashkëpunim të ngushtë të Presidentit me OMN-në. Një komision i përbërë nga 3 vëzhgues ndërkombëtare brenda 14 ditësh i paraqesin rekomandimet e tyre Presidentit për dy lista. Tre ditë pas marrjes së dy listave nga Presidenti dhe listës së rekomandimeve të OMN-së, Parlamenti krijon një komision ad -hoc me 6 anëtarë, 3 nga shumica dhe 3 nga opozita. Hapi i radhës është Kuvendi, i cili brenda 10 ditëve krijon dy komisione të tjera ad -hoc të ndarë në mënyrë të barabartë mes shumicës dhe opozitës, ku një komision ka 12 anëtarë dhe tjetri 6 anëtarë. Brenda 30 ditëve, komisioni me 12 anëtarë përzgjedh me votë të fshehtë elektronike 12 anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit si dhe Komisionerin Publik, në një proces ku secili anatër i komisionit ad-hoc ka të drejtë të votojë vetëm një kandidat.