Pas dy javëve ndërprerje do të rikthehen seancat e vettingut pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Seanca e cila pritet të çelë siparin për muajin Maj të 2019-ës në vetting është Fuat Vjerdha, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil në Shkodër. Vjerdha rezulton se është një nga 2 gjyqtarët që votuan kundër heqjes së dënimit me burg përjetë ndaj Dritan Dajtit në apelin e krimeve.

Shkak për këtë ndërprerje senacash sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kanë qenë ditët festive dhe anagazhimi i komisionerëve në Bruksel. Fuat Vjerdha ka një eksperiencë të gjatë në fushën e drejtësisë fillimisht si gjyqtar dhe tashmë prej disa vitesh edhe si kryetar i gjykatës së apelit në Shkodër.

Në procesin e Vettingu fillimisht ashtu siç është thënë edhe më përpara do të vijojnë që të jenë kryetarët e gjykatave në të gjithë vendin, të shkallës së parë dhe të apelit dhe drejtuesit e prokurorive në rrethe, një proces që pritet të zgjasë duke qenë se në total janë një numër i konsiderueshëm.

Deri më tani disa prej kryetarëve të gjykatave në rrethe të ndryshme janë shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ose edhe kanë dhënë dorëheqjen duke u larguar nga sistemi. Tashmë pritet për t’u parë nëse kreu i gjykatës së apelit në Shkodër Fuat Vjerdha do ta kalojë apo jo procesin e Vettingut.

Një nga vendimet e tij të fundit me shumë rëndësi, siç është votimi i tij pro burgimit përjetë ndaj Dritan Dajtit duke qenë kundër uljes së dënimit në 25 vite për Dajtin mund të ketë një ndikimin në vendimarrjen që do të bëjë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Megjithatë në sitë do të jetë ashtu si për gjithë të tjerët integriteti professional në gjithë këto vite si dhe pasuria si dy prej kritereve më të rëndësishme në procesin e Vettingut.

Deri më tani pjesa më e madhe e kryetarëve të gjykatave në rreth nuk kanë arritur që ta kalojnë Vettingun dhe tashmë duhet pritur se çfarë do të ndodh me kreun e gjykatës së apelit në Shkodër Fuat Vjerdha.

Artikulli paraprakTAKIM PER SIGURINE PUBLIKE NE SHKODER
Artikulli tjetërMBYLLEN 4222 BIZNESE QË NGA FILLIMI I VITIT DHE DERI TANI