Kreu i PD, Lulzim Basha ka shpërndarë në Twitter një mesazh shkëputur nga fjala e tij një ditë më parë në konferencën për mediat.
Basha thekson se është në interes të të gjithë shqiptarëve që llumi i tranzicionit të pastrohet.
“Është interes i të gjithë shqiptarëve, i socialistëve dhe demokratëve të thjeshtë që politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit, nga njerëz që këto 30 vjet pavarësisht siglës politike që kanë mbajtur, nganjëherë e kanë ndërruar, nganjëherë kanë dalë me sigla të reja kanë
përdorur politikën për t’u pasuruar dhe kanë futur në politikë llumin e shoqërisë, krimin e organizuar. Kanë shkatërruar konkurrencën në treg duke fuqizuar një grusht njerëzish, vetëm e vetëm se ndajnë me ta favore në kurriz të qindra mijërave sipërmarrësve të ndershëm,” deklaroi Basha.
Pastrimi i politikës nga krimi dhe korrupsioni është interesi i të gjithë shqiptarëve 🇦🇱 pic.twitter.com/gkdRoz52rK
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) October 21, 2021