Komisioni i Venecias ka miratuar opinionin përfundimtar sa i takon një interpretimi që kërkoi Kuvendi i Shqipërisë nëse propozimi i opozitës për

Vettingun në politikë ishte apo jo në përputhje me parimet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe me parimet kushtetuese.

Sot Venecia ka konfirmuar atë që ka raportuar më herët edhe “Shqiptarja.com” se varianti i propozuar nga PD dhe LSI ka probleme të konsiderueshme sa i takon respektimit të të drejtave të njeriut si dhe ky

draft është problematik pasi mund të përdoret në mënyrë arbitrare dhe të qëllimshme politike dhe mbi të gjitha nuk është e qartë se kush është autoriteti që do të bëjë kontrollin e politikanëve.

Me këtë votim që është kryer sot në seancë plenare në Komisionin e Venecias është konfirmuar që ky draft është i papërshtatshëm dhe i kërkohet Kuvendit që të gjejë zgjidhje të tjera.

Sot në Venecia kanë qenë të pranishëm katër deputetë të PS, dy të PD si dhe këshilltari ligjor i demokratëve, Gazmend Bardhi, të cilët kanë depozituar edhe disa amendamente. Në fakt këto janë pranuar në draftin fillestar por nuk ndryshojnë thelbin.

Venecia ka saktësuar se shtetet kanë të drejtë të kufizojnë të drejtën për t’u zgjedhur. Sipas Komisionit të Venecias, në varësi të situatës politike, një kufizim për një rrethanë të caktuar, që mund të jetë i nevojshëm për një shtet, mund të mos aplikohet për një shtet tjetër.

Për PS-në ky është një argument i mjaftueshëm për të rrëzuar Vettingun në politikë. Kryeministri Rama ka thënë se nuk është nevoja për ndryshime Kushtetuese përsa i takon Vettingut në politikë, pasi drejtësia e re e ka parashikuar këtë përmes dy institucioneve të reja që pritet të krijohen, SPAK dhe BKH.

Ndërsa për opozitën mbetet një tentativë e pasukseshme por që i jep një fitore të vogël edhe atyre pasi rikthehen në parlament javën e ardhshme kur edhe draft-opinioni të prezantohet në Kuvend.

Me këtë rast, PD dhe LSI do shpëtojnë edhe mandatet pasi janë në prag të djegies së tyre për shkak të mungesës në seancë prej muajit korrik.

Artikulli paraprakNËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ GJERMANIA 80 MLN EURO SHQIPËRISË PËR KONVIKTET E QYTETIT STUDENTI
Artikulli tjetërCILAT VENDE KANË BURRAT DHE GRATË MË TË GJATË DHE MË TË SHKURTËR NË BOTË