Vettingu në poltikë do të sjellë të henën në Tiranë një delegacion të Komisionit të Venecias.

Delegacioni më 6 anëtarë dhe që drejtohet nga presidentja e nderit të Komisionit Venecias, Hanna Suchocka, do të zhvillojë një seri takimesh me përfaqësuesit politik në vend për tu njohur gjerësisht me propozimin partisë demokratike për të kaluar në sitë integritetin e politikanëve në vend kjo për qellim dekriminalizimin dhe shkëputjen e lidhjeve me krimin.

Komisioni i Venecias është vënë në lëvizje pas kërkesës së kreut të kuvendit Gramoz Ruçi, i cili kërkoi një opinion të hollësishëm për vettingun në politikë.

Në letrën drejtuar në fillim të muajit Tetor, presidentit Gianni Buquicchio, Ruçi ngriti 14 pyetje, të cilat në thelb kishin qëllimin e projektligjit dhe e pyet komisionin nëqoftëse ky qellim është legjitim.

Gjithashtu, kryetari i Kuvendit kërkon opinion nga Komisioni i Venecias dhe për një pikë të rëndësishme të debatit, që ngrihet mbi propozimin e demokratëve, nëqoftëse vettingu në politikë afekton punën e strukturës së posaçme antikorrupsion dhe Byros Kombëtare të Hetimit.

Vettingu në politikë qëndron mbi një moment të rëndësishëm politik, pasi Partia Demokratike, ka kushtëzuar sjelljen normale me institucionet në vend.

Artikulli paraprakTËRMETI 4.5 BALLË GODET BRIGJET ITALIANE, LËKUNDEN DISA QYTETE, S’KA TË LËNDUAR
Artikulli tjetërBASHA: TË BASHKOHEMI KUNDËR TË KEQES! QEVERIA S’KA PRANGA PËR TË GJITHË POPULLIN