Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë Nikoll Ricën, Drejtor i Burimeve Njerëzore, në Departamentin e Shërbimeve Mbështetëse në Policinë e Shtetit. Vendimi për Ricën është dhënë ditën e sotme ndërsa para trupit të KJV ai doli të hënën ku iu nënshtrua procesit të Vetingut.
Sipas Komisionit, Rica kishte deklaruar një apartament në Tiranë, blerë në vlerën e 1 milionë e 900 mijë lekë, si burim nga shitja e një apartamenti të mëparshëm në zonën e Ali Demit, si dhe kursime familjare. Ndërkohë këto pasuri dhe të tjera ai i ka të justifikueshme dhe në këtë mënyrë ai ka dalë i pastër në procesin e vettingut.
Po kështu Komisioni i Jashtëm i Vettingut ka konfirmuar në detyrë edhe Fatos Ballën. Ky i fundit është Specialist në Sektorin e Hetimit në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Edhe Balla pas nënshtrimit të vettingut ka rezultuar i pastër në të gjitha kriteret e vlerësimit.