36 gjyqtarë e prokurorë, mes të cilëve edhe drejtues gjykatash e prokurorish, do t’i nënshtrohen procesit të vettingut, pas shortit të hedhur së fundmi në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Në sitën e organeve të vetingut do të jene edhe emrat të njohur për sistemin gjyqesore ne Shkodër.
Në bazë edhe të listës së publikuar Fuat Vjerdha – Kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Shkodër, është emri i parë në listë i cili do ti nënshtrohet të gjitha proceduarave të organeve të pavarura të drejtësisë për të vijuar më pas me nje tjetër emer, te Gjykatës së Apelit në Shkodër, Gjyqtarin Elvin Gokaj.
Ndërkohë në sitën e vettingut, është edhe emri i Arben Zefit, Kryetarit të Gjykatës së Shkallës së parë në rrethin gjyqësor të Shkodrës. Keto janë emrat nga shkodra nderkohe që në total janë 36 gjyqtarë që do ti nenshtrohen ketij procesi