Komisioni i jashtëm i vlerësimit do të shqyrtojë këtë javë zyrtarët me gradat më të larta në Policinë e Shtetit, përfshirë edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Me 5 shkurt para komisionit të jashtëm të vlerësimit do të dalë Gledis Nano drejtor i antiterrorit. Po në këtë datë në sitën e vettingut do të dalë edhe komandanti i Gardës së Republikës Gramoz Sako.

Në vetting do të kalojë më 6 shkurt edhe drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu. Ndërsa në datën 7 do të kalojë Artan Shkëmbi drejtori i drejtorisë qendrore hetimore. Artan Shkëmbi është një prej 40 kandidatëve për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH.

Artikulli paraprakSPAK NXJERR EMRAT, 22 PËRJASHTOHEN, 18 KANDIDATËT QË VIJOJNË GARËN PËR KREUN E FBI-SË SHQIPTARE
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 03.02.2020