Vettingu,nis kontrolli i vendimeve për gjyqtarët e Kushtetueses
Për herë të parë pas 25 vitesh funksionim Gjykata Kushtetuese do t’i nënshtrohet kontrollit pas Reformës në Drejtësi, kontroll i cili do të bëhet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Këtë të enjte në Gjykatën Kushtetuese është hedhur shorti për të përzgjedhur 5 dosje gjykimi të çdo gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese. Në total sipas të njëjtave burime janë përzgjedhur 35 dosje të cilat pas vlerësimit nga inspektoriati i KLD do t’i përcillen me një relacion Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Këto dosje i përkasin gjykimeve të vitit 2013-2016, ndërsa relacioni i inspektoriatit të KLD do ti bashkëngjitet relacionit të Inspektoriatit të deklarimit të pasurive dhe drejtorisë së informacionit të klasifikuar. Gjyatarët e Kushtetueses që do ti nënshtrohen këtij kontrollit janë: Bashkim Dedja, Kryetar i rizgjedhur pak javë më parë, Vitore Tusha, anëtare, Altina Xhoxhaj, anëtare, Fatmir Hoxha, anëtar, Gani Dizdari, anëtar, Besnik Imeraj, anëtar, Fatos Lulo, anëtar. Pas këtij filtri nga komisioni i pavarur i kualifikimit për gjyqtarët kushtetues procesi i vetting-ut do të shtrihet tek gjyqtarët e lartë, anëtarët e këshillit të emërimeve në drejtësi, anëtarët e këshillit gjyqësor dhe atyre të këshillit të prokuroris. Ky kontroll vjen vetëm 4 ditë para se gjykata kushtetuese të shprehet pikërisht për ligjshmërinë e këtij procesi apo dhe ligjit të Vetting-ut i cili është paditur në kushtetuese nga shoqatat e gjyqtarëve. Nga kjo gjykatë, vendimi për Vetting-un pritet të bëhet publik më datë 30 tetor. Gjyqtarët që po kontrollohen Bashkim Dedja, Kryetar i rizgjedhur pak javë më parë Vitore Tusha, anëtare Altina Xhoxhaj, anëtare Fatmir Hoxha, anëtar Gani Dizdari, anëtar Besnik Imeraj, anëtar Fatos Lulo, anëtar