Drejtuesja e komanduar e Prokurorisë për Krime të Rënda Donika Prela nuk e ka kaluar aq qetë përballjen e saj me komisionin e Vettingut. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kërkuar informacion për hetimin e Emiliano Shullazit dhe Gilmando Danit për periudhën kohore maj-tetor 2018.

OMN-ja i kërkoi llogari Donika Prelës se përse është bllokuar pretenca për Emilian Shullazin. Po ashtu drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda është pyetur edhe për dosjen e Ledio Ruçit që ka qenë nën hetim në Durrës.

Sipas Komisioni i Pavarur i Kualifikimit tha se të ardhurat nga paga e Donika Prelës janë deklaruar rregullisht por ajo është pyetur për një borxh

prej 25 mijë eurosh dhe prokurorja u përgjigj duke thënë se bashkëshorti i ka dhënë një personi tjetër një borxh në dy këste për shkak se e ka patur mundësinë ekonomike.

Prela tha se ka shitur një apartament 95 metër katrorë për 80 miëj euro dhe se ka blerë një tjetër 110 mijë euro dhe vlera shtesë është marrë me kredi nga bashkëshorti i saj. ndërsa është pyetur edhe për një tokë të 1 mijë metër

katror të blerë në 2013-ën si dhe për një llogari bankare 4.4 milion lekë në emër të bashkëshortit që burimin e ka nga një apartament i shitur në plazhin e Durrësit.

Theo Jacobs i ONM shprehu shqetësimin e tij për bashkëshortin e Donika Prelës duke thënë se ai i është shmangur taksave pasi pagën nuk e ka marrë në bankë por në dorë, pra është paguar në të zezë.

Drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda u përgjigj duke thënë se ajo dhe bashkëshorti që është inxhinier ndërtimit kanë jetuar në Shqipëri në një vend ku një marrëdhënie punë nuk fillon dhe përfundon në mënyrë të ligjshme dhe se janë firmat e ndërtimit që nuk kanë respektuar detyrimet.

Artikulli paraprak“TRE HERONJTË”, SHIU MBUSH RRUGËT
Artikulli tjetërSHKODËR, VLLAZNIA KA “URI” EDHE PËR KUPËN