Partia Demokratike ka dorëzuar zyrtarisht në komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi 28 amendamente për ligjin për Vettingun.

Bëhet fjalë për 7 çështje të cilat e bëjnë ligjin aktual të jetë në kundështim me Kushtetutën e miratuar me 22 Korrik. Sipas opozitës roli i organeve që do të bëjnë kontrollin e figurës dhe pasurisë së punonjësve të drejtësisë sjell kontroll tërësor të Qeverisë në të gjithë procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Organet që do të bëjnë Vettingun vendosen nën kontroll të qeverisë. Gjithashtu mënyra e konceptimit të standardeve dhe kontrollit të figurës cënojnë të drejtat dhe liritë e njeriut si dhe barazinë para ligjit.

Artikulli paraprakBRUKSEL, 5 TË ARRESTUAR PËR SHPËRTHIMIN TE LABORATORI I KRIMINALISTIKËS
Artikulli tjetërSËRISH LËKUNDJE SIZMIKE NË ITALI, NXIRRET NGA RRËNOJAT TRUPI I NJË GRUAJE. KËRKOHET PËR DY TË TJERË