Zbardhen pikat kryesore të ankimimit të Partisë Demokratike për ankimimin e Vettingut në Gjykatën Kushtetuese. PD thotë se ligji i Vlerësimit bie ndesh me Kushtetutën në disa aspekte dhe se organet e reja të vlerësimit vihen nën mbikëqyrjen e kontrollin e qeverisë.
Ankimimi u dorëzoa sot në drekë në Gjykatë Kushtetuese nga deputeti demokrat Oerd Bylykbashi. PD kërkon që të marrë në konsideratë edhe mundësinë që pezullimi i ligjit dhe të shoqërohet me kërkesë për mendim nga Komisioni i Venecias. PD kërkon që të merret mendimi i Komisionit të Venecias për detajet dhe rregullimet shtesë që ligji bën mbi standardet dhe procesin e rivlerësimit. Sipas PD-se ligji nr. 84/2016, në mënyrë të përmbledhur, bie ndesh me Kushtetutën, në aspektet e mëposhtme: Ndërhyrja me rol aktiv i institucioneve të treta, të varura apo nën ndikimin e politikës apo pushtetit ekzekutiv, përbën cenim të kompetencës kushtetuese të organeve të rivlerësimit, si dhe rrezik potencial të përfitimit politik nga procesi të mazhorancës aktuale, duke cenuar në këtë mënyrë pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Ligji ka asgjësuar thelbin dhe frymën e dispozitave kushtetuese, sepse kontrollin dhe hetimin në procesin e rivlerësimit e ka zhvendosur nga organet e krijuara rishtas dhe të konceptuara si organe të pavarura (Komisionerët Publikë, KPK dhe Kolegji i Apelimit), tek organet ekzistuese, jo kushtetuese, të pareformuara dhe të kontrolluara nga Qeveria, sic janë ILDKPKI_, DSIK_, Shkolla e Magjistraturës, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Ministria e Brendshme_.