Do të shpallet më 25 prill vendimi për gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj e cila sot pati seancën dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në seancën dëgjimore Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shqyrtoi deklaratat e pasurisë dhe u shpreh se nuk justifikohet pasuria.
Trupa gjykuese përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja dhe Genta Tafa. E pranishme në seancë është vetë gjyqtarja e shoqëruar edhe nga avokatja mbrojtëse.
Relatorja e çështjes Brunilda Bekteshi është shprehur se nga hetimi administrativ që KPK ka zhvilluar rezulton se gjyqtarja Altina Xhoxhaj ka mospërputhje të deklarimeve.
“Ka mungese të ardhurave të ligjshme në vlerën 4 milionë lekë. Përsa i përket pasurisë në Gjirin e Lalëzit, subjekti ka përfituar më shumë truall sa i takon”, është shprehur Bekteshi.
Në lidhje me kriterin profesional, relatorja thotë se ka pasur raste të vonesave të çështjeve dhe arsyetime me vonesë
Reagimi i avokates:Avokatja e gjyqtares tha se klientja e saj, Altina Xhoxhaj pret të rikonfirmohet në detyrë.
“Altina Xhoxhaj ka qenë shumë bashkëpunuese me Komisionin. Ajo i plotëson të gjitha kushtet në të treja komponentët, pasurinë e figurës dhe profesional”, tha avokatja.
Deri tani procesin e vettingut e ka kaluar vetëm gjyqtarja Vitore Tusha. Ndërsa gjyqtarët Fatos Lulo, Besim Trezhnjeva, dhe prokurorja e Prokurorisë së Shkodrës, Besa Nikëhasani nuk kanë mundur të kalojnë procesin e vettingut.
Referuar ILDKPKI, relatorja thote se ky instititucion ka arritur në konkluzionin se Xhoxhaj nuk ka kryer deklarim të rreme, nuk ka fshehur pasuri dhe nuk ka konflikt interesi