Për kreun e qeverisë, parlamenti në unison duhet të shpallë në kërkim duke ndjekur penalisht të larguarit nga vettingu. “Ka vende si Italia apo të tjera që janë gati të votojnë sot integrimin tonë, por edhe të tjera që kërkojnë një tjetër qasje dhe shpejtësi, por ajo që vlen është që ne nuk humbasim. Të gjitha ato rekomandime apo kushte i quani si të doni, nuk janë detyra që ne duhet ti bëjmë për hatër të Bundestagut. Këtu te drejtësia dua të kaloj nga Holanda në Shqipëri.

Dhe i them se ka ardhur koha të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve dhe gjykatësve që nuk e kanë kaluar vettingun dhe e dinë që nuk e kalojnë dhe që kanë nxjerrë një togfjalësh ‘KÇK’, ‘kap çfarë të kapësh’, këtë grup ky parlament duhet ta shpallë në kërkim me cdo mënyrë. Duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu. Procesi i vettingut për të përfunduar dihet që do disa vite, por ne nuk mund të lejojmë prokurorë si ai i Durrësit apo gjyqtar të bëjnë kërdinë.

E dëgjova gojtarin e nderuar të opozitës dhe kur erdha thashë kur po zihet në sallë se dëgjohej ulërima deri jashtë, se po fliste për të mëdhenj dhe të vegjël. Shpallja në kërkim e ‘KÇK’-së është objektivi që duhet të kemi ne si parlament një orë e më parë. Një grua nga Gjirokastra e dhunuar nga burri që po më shkruante se gjykata ka vendosur në mbrojtje burrin,

dhunuesin dhe e detyron gruan që ti hapë derën burrit, pasi në të kundër kthehet në objekt të forcave të rendit. Si mund të mjaftohen unë duke i thënë se këta janë kriminelë. Ti japim ‘KÇK’ me ligj mesazhin që është në kërkim. Kush na pengon Holanda apo Franca dhe ne do ta bëjmë këtë. Si i bëhet që ky parlament ka shkuar deri në barkun e nënës që ka pjellë njerëz që merren me politikë dhe nuk shkojnë te kriminelët.

Për ata që janë rrugëve dhe që jo vetëm nuk u hyn gjë në këmbë por e kanë bërë prokurorinë si kafene, pasi policia i kap dhe prokuroria i nxjerr pas një kafeje të shkurtër janë edhe të përfshirë në procese grabitje, të tokave, të të tjerëve dhe për të marrë tokën e tjetrit, apo për të legalizuar pallate arrinë që të fusë prokurorin dhe gjykatësen që punojnë për ata.

KÇK’ është grupi më i madh kriminal në Shqipëri. Këtë ndërhyje duhet ta bëjë parlamenti me cdo çmim le të thonë cfarë të duan të gjithë. E vërteta është kjo, që procesi, përfundimi dhe ecuria…por njerëzit nuk janë proces, ajo gruaja në Gjirokastër pret duke u dridhur kur i vjen azgani në derë me urdhër mbrojtje dhe i fut një dru. Ashtu sikur ai djali atje nuk është proces, por viktimë. Edhe ata që sot përballen me ‘KÇK’ janë njerëz” tha ai.

Artikulli paraprakMUNGOJNË MAVRAJ DHE HYSAJ, JA KUSH DO TA MBAJË SHIRITIN E KAPITENIT
Artikulli tjetërSHËNDETI – 09.10.2019