Vettingu sërish në kushtetuese e ankimon Unioni i Gjyqtarëve
UGJSH kërkesë për t’u bërë palë në proces Ligji i vetingut paditet në Kushtetuese dhe nga Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë. Report Tv ka siguruar padinë e Unionit me anë të së cilës ata kërkojnë pezullimin e këtij ligji dhe shpalljen e tij antikushtetues. Me anë të padisë së tyre Unioni i Gjyqtarëve kërkon të behet pjesë në seancën ku Kushtetuesja do të shprehet për padinë e bërë nga Partia Demokratike po për të njëjtin objekt, antikushtetueshmërinë e vetingut. Kërkesa për t’u bërë pjesë e këtij procesi ku Kushtetuesja do të shprehet për padinë e Partisë Demokratike, është depozituar këtë të hënë nga Unioni i Gjyqtarëve. Në kërkesën e UGJSH thuhet se, “Gjykata Kushtetuese është shprehur në vendimin nr.3 datë 03.02.2012 se “referuar pikës 2 të nenit 134 të kushtetutës, shoqatat( organizata të tjera) janë subjekte që ushtrojnë në mënyrë të kushtëzuar të dejtën për të iniciuar gjykime të kontrollit të kushtetueshmërisë së normës, duke pasur legjitimitet kushtetues vetëm për ccështjet që lidhen me interesat e tyre. Në këtë drejtim, ato duhet të provojnë lidhjen e drejtpërdrejt midis misionit për të cilin janë krijuar apo veprimtarisë që ato kryejnë dhe pasojave që rrjedhin nga dispozitat që kërkojnë të shpallen si të papajtueshme me kushtetutën. Në këtë vështrim, UGJSH legjimitohet për vënien në lëvizje të gjykatës Kushtetuese jo vetëm në cilësinë e kërkuesit por edhe në atë të subjektit të interesuar sepse ligji objekt kërkesë kundërshtohet për papajtueshmëri më kushtetutën për shkak se cenon interesat e gjyqatrëvve të gjykatave të të gjitha shkallëve ndërkohë që, qëllimi i kërkuesit është mbrojtja e të drejtave të gjyqtarëve të sanksionuara nga legjislacioni vendas si dhe nga aktet ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut. Në këto kushte, ekziston edhe lidhja e domosdoshme ndërmjet qëllimit për të cilin është krijuar kërkuesi dhe ccështjes kushtetuese të ngritur prej tij”, thuhet në kërkesën e gjyqtarëve. Ndërkohë burime për Report Tv nga Unioni i Gjyqtarëve sqaruan se trupa e gjykatësve do të shprehet me vendim më 4 Nëntor, nëse është pro apo kundër kërkesave të paraqitura nga PD në kushtetuese.