Vettingu, zyrtari i DASH takohet me Ramën e Bashën
Zbatimi i ligjit të Vettingut ka qenë në fokus të takimeve që Drejtori për Europën Jugore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të shtetit, Mathew Palmer, ka zhvilluar me krerët e politikës shqiptare. Fillimisht ai është takuar me Kryeministrin Edi Rama, ku ky i fundit me anë të një postimi në Facebook thotë se ka marrë zotimin e Uashingtonit se “administrata e re do të këmbëngulë fort tek Vetingu”. Më pas Palmer është takuar me kreun e opozitës, Lulzim Basha, ku kreu demokrat i ka shprehur shqetësimet lidhur me situaten e krimit, korrupsionit dhe drogës. Ndër të tjera Basha shprehu mbështetjen për reformën në drejtësi, duke shtuar se “Shqipëria ka nevojë për një drejtësi të pavarur dhe jo të kapur nga Qeveria”. Sipas zyrës së shypit të Partisë Demokratike, Mathew Palmer ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ndjekin me shumë kujdes zhvillimet në Shqipëri.