Nga kjo e enjtje e 15 tetorit 2020, vendosja e maskës është bërë me detyrim, dhe parashikohen gjoba në rast se nuk zbatohet, që fillon me 3 mijë lekë dhe 5 mijë lekë në rast përsëritje.

Në vëzhgimin e bërë nga Star Plus vihet re se pjesa më e madhe e qytetarëve e kanë respektuar rregullin e ri. Disa qytetarë kanë zgjedhur të mos e respektojnë këtë vendim të qeverisë. Ata thonë se mbajtja e maskës në ambjente të hapura nuk duhet të jetë e detyrueshme.

Të shumta kanë qenë patrullat e policisë të cilët kanë ndaluar qytetarët të cilët nuk kanë mbajtur maska mbrojtëse, një pjesë prej tyre janë paralajëmruar ndërsa ka patur edhe raste kur janë vendosur gjoba.

Ndërkohë, edhe pse më të paktë në numër ky vendim nuk është respektuar nga disa qytetarë. Ata thonë se mbajtja e maskës në ambjente të hapura nuk duhet të jetë e detyrueshme.

Artikulli paraprakDITA E PARË E MASKËS ME DETYRIM, RAMA: SUPER REAGIM! MË MIRË KY TAKSIRAT SE SA MBYLLJA PRAPË
Artikulli tjetërPOSTRIBË, BANORËT PROTESTË NË MBROJTJE TË REZERVARIT