Në ndarjen e çmimeve të modës, British Fashion Awads 2014, Victoria Beckham ishte mbretëresha e mbrëmjes.
Stilistja tërhoqi çmimin për Brandin më të mirë të vitit.
Beckham shoqërohej nga bashkëshorti i saj David, ndërsa falenderoi partnerin e saj në biznes Simon Fuller si dhe publikun britanik për mbështetjen.
Në këtë event të modës kanë qënë të pranishëm edhe një sërë personazhesh të famshëm si Rihanna, Rita Ora, Cara Delevingne, Ellie Goulding, Naomi Campbell.