Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Victoria Nuland do të vizitojë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Serbinë për të diskutuar për bashkëpunimin dypalësh dhe atë rajonal, si edhe për çështje me rëndësi për këto vende.

Më 10 korrik ajo shkon në Prishtinë, ku do të takohet me zyrtarë të lartë qeveritarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile ku do të flitet për ecurinë e zbatimit të dialogut Serbi-Kosovë, mbështetje për vazhdimësinë e integrimit Euro-Atlantik dhe përpjekjet kundër korrupsionit. Po atë ditë zonja Nuland shkon në Tiranë, ku do të takohet me zyrtarë të lartë qeveritarë, udhëheqës politikë dhe përfaqësues së shoqërisë civile lidhur me çështjet e bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal, përfshirë reformën në drejtësi. Më 11 korrik, ajo shkon në Maqedoni ku do të diskutojë për nevojën e zgjidhjes së krizës politike, do të shprehë mbështetjen për zyrën e Prokurorit të Posaçëm dhe për krijmin e kushteve për zgjedhje të besueshme. Në Beograd ajo do të diskutojë për dialogun me Kosovën dhe do të shprehë mbështetjen për përpjekjet e hyrjes në Bashkimin Evropian. Më 12 korrik zonja Nuland shkon në Qipro. Para vizitave në vendet ballkanike, zonja Nuland po shoqëron Sekretarin e Shtetit John Kerry, ndërsa ai udhëton në Gjeorgji, Ukrainë dhe Poloni.

Artikulli paraprak“EURO 2016”, BUFFON ËSHTË PORTIERI MË I MIRË I KËTIJ EUROPIANI
Artikulli tjetërPËRCAKTOHET DATA E FILLIMIT TË SUPERLIGËS